RCCOLA

E tmerrshme: Masakrohet parku i qytetit, punimet e vrazhda e dëmtojnë edhe pamjen

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ende nuk dihet se me çfarë qëllimi kanë nisur punimet në parkun e qytetit, por nga pamja e parë shihet se parku po masakrohet. Policia dhe prokuroria urgjentisht duhet ta hetojnë këtë krim institucional që po ndodhë në zemër të Gjilanit.

“Pa koment masakrohet parku i Gjilanit” ka shkruar në rrjetet sociale Avdil Ibishi njëri nga mirëmbajtësit e parkut.

Nga punimet e para shihet se parku është dëmtuar ekstrem shumë dhe i ka humbur edhe bukuria dhe pamja e gjelbërimit që kishte marrë.

Uji Dea

Qytetarët e Gjilanit të vetmin vend freskues dhe argëtues e kanë parkun e qytetit, zemra e Gjilanit përndryshe.

Çfarëdo punimesh dhe çfarëdo angazhimi qoftë në interes të kujtdo, ky masakrim nuk tolerohet. Policia dhe Prokuroria duhet të hetojnë urgjentisht rastin, ndërsa për Inspeksionin Komunal ende nuk dihet nëse është funksional dhe a kanë sy e vesh zyrtarët e saj./rajonipress/