Uji Dea

E tmerrshme: Dhunojnë, vjedhin organe, torturojnë foshnja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ua vjedhin organet dhe i lënë me plagë të freskëta që të vdesin në shkretëtirë. I rrëmbejnë dhe i kthejnë në familje, nëse familjet paguajnë haraçin. Shumë gra janë përdhunuar, e disa prej tyre mbeten shtatzëna me abuzuesit. Për haraç ata janë të gatshëm të torturojnë edhe fëmijët e tyre.

Refugjatët afrikanë që përpiqen të shpëtojnë nga zonat e konfliktit, nga mjerimi dhe lufta në vendet e tyre, në shkretëtirën e Sinait pret i pengesa më të madhe: fiset beduine arabe që janë të përfshira në tregtinë me qeniet njerëzore.

CNN ka bërë një dokumentar tronditës për këta të pafate të cilët nga Sudani, Etiopia dhe Eritrea përpiqen të kalojnë në Izrael. Bëhet fjalë për mijëra viktima. Vetëm më 2010, shkretëtirën u përpoqën ta kalojnë 14.000 njerëz, por shumë prej tyre nuk mundën të gjejnë strehim në rrugët e Tel Avivit.

“Ata janë njerëz të pamëshirshëm; nuk kanë ndjenja njerëzore si ne. Kam bërtitur; kam thënë se jam e virgjër, por nuk ua ndiente atyre”, thotë me lot në sy, Tedisti Tekla, një nga qindra femrat me këtë përvojë.

Fundamenti

Kur erdhi në Izrael, ka abortuar, sepse – siç thotë ajo – nuk ka dashur të vuaj tërë jetën tjetër me një fëmijë pa babë.

Ka edhe të tillë që viktimat i mbajnë në kampe. CNN përmend se në kamp të tillë ka lindur vajza Cecilia, e cila tash është pesë vjeçe. Kur nëna e saj ia doli të ikte, u rrëfye tek organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut se fëmijën babai e ka torturua duke i shkaktuar të djegura të mëdha, në mënyrë që nga familja e saj të fitonte para.

Megjithatë, ka edhe rezistencë. Udhëheqësi i një fisi beduin, Sawarka Mohammed Abu Billal, ka themeluar një strehë për viktimat e torturës së trafikantëve. Ai përkujdeset për të torturuarit dhe të përdhunuarit që pandërprerë vijnë nga kampet e abuzuesve: të uritur e në lecka.