E thotë vet Shaqiri: Nuk do të luaj për Kosovën

Ylli shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri në një intervistë për “Blick” ka thënë se ndihet rehat me kombëtaren e Zvicrës, duke hedhur poshtë mundësinë që të luaj një ditë për përfaqësuesen e Kosovës.
I pyetur nëse do të luajë një ditë për Kosovën nëse kjo e fundit pranohet në FIFA, Shaqiri, siç transmeton Koha.net, ka thënë: “Nuk shqetësohem për këtë. Ndihem rehat me kombëtaren e Zvicrës”.
Ai më tutje ka konfirmuar se Shqipëria asnjëherë nuk e ka pyetur nëse do të vesh fanellën e kësaj kombëtareje.
“Asnjëherë nuk më ka kërkuar. Kur kam luajtur për ekipin kombëtar të Zvicrës U-18, ata nuk më kanë njohur. Dhe në moshën 18 vjeçare isha një lojtar i kombëtares së Zvicrës. Vetëm atëherë nisi të flitej për mua në Shqipëri”, ka thënë Shaqiri.