Hidromorava

E sulmuan me sëpatë dhe thikë, caktohet masa e paraburgimit për të pandehurin E. K. dhe A. Xh.

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve E. K. dhe A. Xh. Të pandehurit E. K. dhe A. Xh. dyshohet se me datë 27 janar 2019, në parkingun e kafiterisë “Astoria”, në Gjilan, kanë marr pjesë në një konflikt fizik me të pandehurin G. A., me që rast i kanë shkaktuar lëndim trupor, në atë mënyrë që me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin.

Më këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, vepra të sanksionuara më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjtit po të gjenden në liri, mund të arratisen apo ndikojnë tek dëshmitarët dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

UBT

Ndërkohë, gjatë ditës se djeshme gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej tridhjetë (30) ditësh të pandehurit G. A., për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.