E sulmon fizikisht, arrestohet gjilanasi i dyshuar

Gjilan – I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës ka kryer sulm fizik ndaj viktimës po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës besohet për motive hakmarrjeje, si pasoj e marrëdhënieve të shkëputura miqësore. I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës arrin t`i shkaktoi viktimës lëndime serioze.
I lënduari dërgohet në emergjencë për trajtim mjekësor. Pas veprimeve të ndërmarra nga policia e Kosovës, arrihet të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurori njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/