Eko Higjiena

E shtuna e kthjellët në mëngjes, në mbrëmje me shi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me kthjellime e diell parashihet të fillojë dita e shtunë, ku orëve të hershme të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjve, mund të formohen edhe shtresa mjegulle apo mjegulline.

Ditën vranësirat shtohen, e më vonë duke shkuar nga mbrëmja të reshura shiu përfshinë vendi, së pari pjesëve perëndimore e gjatë natës me kalimin në ditën e diel, parashihen edhe reshje shiu më intensive. Zonave malore reshjet kryesisht do të jenë dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e gjatë ditës shkojnë në 10C e 12C. Pasdite dhe në mbrëmje frynë erë mesatare juglindore 4-9m/s.

Kohë pas kohe reshje lokale shiu parashihen për ditën e diel, me mundësi të shoqërohen me bubullima. Nuk mungojnë intervale me diell paradite. Temperaturat maksimale mbesin në vlera prej 10C e 11C.

FIDANISHTJA

Vranësirat mbesin më dominante ditën e hënë. Më vonë pasdite dhe mbrëmjes sërish reshje shiu paraqiten në pjesë të vendit, e me kalimin në ditën e martë, me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat zbresin në 1C e 3C. Deri në mbrëmjes reshjet pushojnë, ndërsa ditën e mërkurë parashihen më shpesh intervale me diell, por mbetet mot i ftohtë, me maksimale vetëm prej 5C, e minimalet zbresin në -2C.

Nga dita e diel frynë më shpesh erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s. /Mendimi për motin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.