UBT

E pranon veprën e mashtrimit pas një viti – arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Një femër shqiptare në Gjilan është arrestuar nga policia pasiq e njëjta ka pranuar se më 18 prill 2012 ka kryer veprën e mashtrimit. Me urdhër të Prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor njoftoj policia e Kosovës.

Kurse në një rast tjetër është raportuar se me urdhër të Gjykatës Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda është bastisur shtëpia e një të dyshuari mashkull shqiptar, me ç`rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese rreth 4.7 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

RCCOLA

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor./rajonipress/