Eko Higjiena

E po, ku jemi, o popull…?!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Tefik Selimi – Populli thotë, “Gjuha s’ka eshtra, por eshtra then”! Kjo është filozofia e popullit, e cila nuk është thënë rastësisht, por e menduar fort me vend. Pra, gjuha, sipas rregullave gramatikore e gjuhësore, ajo është mjet për marrëveshje. Pra, komunikim ndërmjet njerëzve. Pse jo? Njerëzi kanë nevojë të bisedojnë e të merren vesh. Don t’ia thonë njëri-tjetrit hallet e jetës apo diçka tjetër. Kur secili njeri dëshiron të komunikojë me dikë tjetër, ai e përdor gjuhën për marrëveshje. Marrëveshja sjell rezultate. Ato jetësohen. Bëhet realitet.

S’ka me gjuhën! Ajo është çelësi i parë i jetës. Ajo dhe vetëm ajo i shërben njerëzve të merren vesh në mes vete. Por, ja ky mjet i rëndësishëm dhe me vlerë, s’po jetësohet aty ku e ka vendin. Nuk po hyn në përdorim! E, në këtë rast po vjen në shprehje vargu i Rexhe Hoxhës, poet prishtinas, i cili ka shtuar: “E po, ku jemi, o popull”? Pra, a jemi diku jetuar? Ku jemi? Si jemi? Si kemi ardhur gjer këtu? Kush na solli lirinë e pritur me shekuj? Edhe sa e sa pyetje të tjera do të bëheshin kësaj “teme” të këtyre ditëve të “nxehta” të vjeshtës sapo të nisur me temperatura njerëzish.

O, njerëz, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, i madh e i vogël vrapuam nëpër rrugë të fshatit e të qytetit duke shprehur gëzimin tonë të madh për lirinë që na erdhi. S’ka me lirinë! Ishte kjo një e arritur që kurrë s’e ka pasur populli ynë shqiptar kosovar. Armiku barbar kapituloi me ndërhyrjen e miqve tanë amerikanë e miqve të tjerë, të cilët e ndaluan gjenocidin mbi popullatën e pafajshme shqiptare. S’di kush nuk pati gëzim. Nga gëzimi, njerëzit qajnin. U gëzuan, sepse, u çlirua njëherë e përgjithmonë ky popull nga robëria e të huajve.

Ky popull me shekujt qe i përndjekur, i vrarë, e masakruar e i dhunuar nga pushtuesit, të cilët e patën për skenar ta zhbëjnë nga faqja e dheut. Erdhi ajo e pritura e jetës, Liria. U hap një jetë tjetër e jetës. Filloi populli lirshëm të frymojë… Lirshëm të punojë e ta gëzojë lirinë e pritur dem baba dem. Por, kjo liri e kjo jetë, dikujt s’po i konvenon. Shihne se çka po ngjan me këtë popull në këto ditë vjeshte. Është bllokuar Kuvendi i Republikës së Kosovës (!). A është në rregull apo jo?!

Mobi Casa

Unë rrudhi krahët. Nuk jam për bllokim. Nuk jam për dhunë. As për veprim agresiv. As për vandalizëm! Jam njeri paqësor. Dhe, pyes: pse e ka emrin Kuvend? Pra, vendi ku bisedohet dhe njerëzit (kupto: deputetët), që i ka votuar ky popull, aty të debatojnë për hallet, jetën dhe të mirat e vendit. Po, ku jemi, o popull? A po shihni se çka po ngjan me udhëheqësit tanë? Ata po luajnë me nervat e masës. Po luajnë, sa, aty ku kuvendohet me mjetin e marrëveshjes, po luhet me zjarr (gaz-lot-sjellës)! A e meriton ky popull ndonjë “tregim” tjetër?!

Unë votoj për JO! Nuk e meriton ky popull që të kacafyten njëri me tjetrin. Por, jo! S’ka mbetur tjetër. Nuk duhet ta lejojmë të keqen. Të keqen e kemi larguar njëherë e përgjithmonë. Na tash duhet t’i tregojmë botës se jemi njerëz paqësor e liridashës. Ne e kemi dhënë provimin e njeriut të urtë e gjakftohtë. Nuk duhet pas asaj gjendje kaotike me gaz e me shishe për të krijuar pjesë dramatiko-komike. Tash është koha e këndelljes së mendjes. Të jemi më të arsyeshëm. Duhet të ulen zërat e nxehtë, e të përdoret gjuha e marrëveshjes. Vetëm me marrëveshje, ka zgjidhje. Zgjidhja është marrëveshja në mes njerëzve. Sa nuk është bërë vonë, do të ishte mirë që të tregohemi se jemi populli i pjekur. Tash kanë mbaruar fjalët. Tash ka mbaruar pjesa e parë e dramës. Tash do të fillojë pjesa kryesore, e cila, dorën në zemër, nuk do ta doja që kjo “dramë” të luhet në mënyrën “tjetër”.

S’ka mbetur tjetër. Fjalët u thanë. Veprimet u bënë më së keqi. Bota po qesh me ne. Tash veprimi i kësaj “drame” do të ishte jo të fillohet me dhunë, por të mbizotërojë urtësia, mençuria, arsyeja etj. Thonë, i urti – qel rrugë! Ju, nëse doni të bëni zgjidhje, ja zgjedhja. Uluni e përdorni gjuhën e marrëveshjes. Ajo e ka fjalën. O popull, ku jemi?!!! Pse të vijë kjo “kohë” kështu? Liria nuk na vjen sa herë duam ne. Ajo vjen njëherë. Ajo e ka emrin Liri, e cila ua falë buzëqeshjen të gjithëve, pa dallim. E po, ku jemi, o popull yni?!!! /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.