FITORJA

E pa kuptimtë lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizjen e lirë të njerëzve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) pritet të zbatohet në praktikë gjatë këtij viti. Mirëpo, afaristët kosovarë thonë se lëvizja e lirë e mallrave nuk ka kuptim pa lëvizje të lirë të njerëzve. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), veç tjerash parasheh edhe lëvizje të lirë të mallrave ndërmjet Kosovës e Bashkimit Europian.

Mirëpo, afaristi Muharrem Osmani, nuk pret përfitime nga MSA-ja, për shkak të mos-liberalizimit të vizave. “Si të bëjmë ne eksport në vendet e BE-së kur së pari nuk kemi liberalizim të vizave, kur duhet të shkojmë nga një Ambasadë në tjetrën të harxhojmë. Ambasadat e shtetet e BE-së prej neve kosovarëve vetëm pasurohen si dhe ato agjenci përreth Ambasadave”, tha ai.

Sipas Osmanit, nuk ka kuptim lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizje të lirë të njerëzve. “Si mund të bëhen kontaktet mes dy personave nëse ata komunikojnë përmes e-maileve apo telefonave, nëse nuk kanë takime, të bisedojnë e të shohin produktin direkt e të prekin me dorë”, thekson ky afarist për Radio Kosovës.

FIDANISHTJA

Kurse afaristi tjetër Sylejman Konushevci, thotë se përfitimet nga MSA-ja do të arrihen vetëm me liberalizim të vizave.

“Po do të na hapet ajo mundësi kështu që presim që në të ardhmen të eksportojmë edhe në shtete tjera”.

Kosova është shteti i parë që ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, nga i cili Bashkimi Europian njihet si entitet ligjor. Si rezultat, kjo është marrëveshje ekskluzive ndërmjet BE-së dhe Kosovës, që nënkupton se marrëveshja nuk ka nevojë të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së veç e veç, siç kishte ndodhur për vendet e tjera rajonale. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi rreth dy muaj pas shkëmbimit të letrave të ratifikimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.