United Hospital

E mrekullueshme, kosovari Liridon Krasniqi ndër pesë lojtarët më të mirë të vitit në Malajzi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Liridon Krasniqi ka rilindur që nga transferimi i tij në Malajzi tek skuadra Kedah, dhe sukseset për të janë të panumërta.Pasi po arrin të shënoj apo asistoj pothuajse në çdo ndeshje, Krasniqi është vlerësuar shumë edhe nga Federata e Futbollit në Malajzi dhe tifozët malajzez.
Në votimin e bërë, ylli kosovar është futur në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të vitit 2015, duke treguar edhe njëherë se po gëzon një formë të jashtëzakonshme.

Deri më tani, Krasniqi ka shënuar tetë gola në kampionat dhe ka asistuar në 11 të tjerë për shokët e skuadrës.

Ky është suksesi i dytë i madh për Liridonin, pasi ai muaj më parë u shpall ndër tre transferimet më të mira në kampionatin e Malajzisë, transmeton Telegrafi.

Fundamenti

Në mesin e pesë lojtarëve më të mirë ndodhet edhe ish-ylli argjentinas i Genoas dhe Villarealit, Luciano Figueroa si dhe kushëriri i Ronaldinhos, Patrick Ronaldinho.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, është pushtuar nga ofertat në drejtim të tij pas paraqitjeve fenomenale në Malajzi, ndërsa ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij se ku do të luaj, por ekziston mundësia që të rikthehet në elitën e futbollit turk, pasi katër skuadra kanë shprehur interesim për të.

Urojmë që mos të jenë këta çmimet e fundit për Liridonin, dhe të vazhdoj shkëlqimin në skuadrën e tij të radhës si dhe me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.