E lumtur në jetën bashkëshortore

Kënaq çdo javë qindra shikues përmes emisionit ‘Oxygen Show’ me zërin e saj të bukur. Është kjo këngëtarja Linda Hakaj e cila padyshim i takon emrave më të denjë të skenës sonë.
Por, çfarë do të sjellë Linda këtë sezon? A do të kemi ndonjë bashkëpunim nga kjo këngëtare dhe si është përditshmëria dhe jeta e saj private, ekskluzivisht ka rrëfyer vetë këngëtarja për gazetën, Tribuna.
Tribuna: Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?
Hakaj: Momentalisht është koha e mbrëmjeve të maturantëve dhe është një minisezonë
të them ashtu. Kjo është ajo sa i përket angazhimit aktual rreth muzikës.
Tribuna: Me çfarë projektesh artistike mund të ju shohim së shpejti në treg?
Hakaj: Projekti i fundit është albumi ‘live’ i punuar me shumë përkushtim si në përzgjedhjen
e programit ashtu edhe në përpunimin e këngëve në aspektin profesional. Albumi është
punuar në bashkëpunim me ‘Machiato Band’ dhe është realizuar në studion ‘Machiato Records’.
Projektin e ka edituar ‘Produksioni Muzikor Arboni Gjilan’ dhe është në shitje në të gjitha pikat ku produksioni ka bashkëpunim.
Tribuna: Po ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar a do të keni?
Hakaj: Momentalisht nuk kam në plan ndonjë bashkëpunim. Por më vone nuk e di, ndofta…
Tribuna: Nëse do të keni ndonjë këngë të re a do të presim videoklip nga ju?
Hakaj: Jam në finalizim e sipër të një kënge të re. Shpresoj që edhe videoklipi do të punohet. Por,
për çfarë kohe do të përfundoj ende nuk mund të them.
Tribuna: Sa keni koncerte dhe mbrëmje të ndryshme?
Hakaj: Koncertet tash janë më pak aktuale pasi që edhe sezoni i dimrit veç kaloi. Dihet që koncertet
mbahen më tepër në diaspore, e tash e kemi sezonin e mbrëmjeve të ndryshme dhe normal si të gjithë kolegët e mi, edhe unë jam shumë e angazhuar këtë vit.
Tribuna: Përditshmëria juaj si plotësohet?
Hakaj: Unë jam edhe profesoreshe e solo këndimit dhe përditshmëria plotësohet me punë aktive edhe në emisionin ‘OXYGEN’ ku dihet që edhe aty bëhet një punë e madhe për të ofruar diçka të bukur deri te shikuesit e KTV-së.
Tribuna: Familja dhe jeta private.
Hakaj: Jetoj në Prishtinë me bashkëshortin Allenin. Jemi që të dy të angazhuar në profesionet tona. Kohën e lirë që e kemi mundohemi t’ ia kushtojmë njëri tjetrit, por edhe familjeve tona që i kemi në Mitrovicë. Sa i përket privatësisë le të mbetet tamam privatësi (qeshet). Kryesorja jam shumë e lumtur në jetën bashkëshortore. Dhashë zoti të vazhdoj kështu. I jam falënderuese Zotit për të gjitha të mirat deri këtu. Përshëndetje edhe për të gjithë lexuesit e juaj. Përshëndetje dhe falënderim për stafin e juaj që çdo herë interesoheni për të rejat në karrierën time.