E largojnë nga puna vetëm pse bëri pyetje?
Gjilan – Sabri Zymberi është larguar nga puna së bashku me gruan e tij dhe djalin nga ana e menaxhmentit të Banjës “Nëna Naile” në Kllokot. Zymberi thotë se vetëm pse ka pyetur për orarin e punës është larguar familjarisht nga puna.
Sabri Zymberi baba i gjashtë fëmijëve është larguar nga puna së bashku me gruan e tij Zylfijen dhe djalin Egzonin.
Zymberi thotë për rajonipress se gjithçka ka filluar pasi ai kishte takuar një zyrtarë të menaxhmentit të Banjës “Nëna Naile” dhe e kishte pyetur për orarin e punës. “Ishte një pyetje shumë e thjeshtë dhe nuk e kisha për qëllim që të provokoja, por njëri nga familjarët e menaxhmentit menjëherë e lajmëroj drejtorinë e “Nëna Naile” dhe për çudi kur mbërrita te Sabri Novosella, ai ma preu shkurt:”Merri njerëzit e tu dhe shko te shtëpia se po na shantazhin”.
“Nga kjo sjellje e menaxhmentit mbeta tejet i befasuar dhe i zhgënjyer dhe pa asnjë dilemë mora gruan dhe djalin dhe dolëm nga “Nëna Naile”. Kam punuar më tepër se tre vite dhe nuk kam pasur asnjë vërejtje nga menaxhmenti i “Nëna Naile” .Tani jemi familjarisht të papunë “thotë Zymberi.
Rajonipress ka bërë përpjekje që të marrë në kontakt menaxhmentin e “Nëna Naile” por kjo ka qenë e pamundur./rajonipress/