Eko Higjiena

E kthjelli Suedia

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas një eksperience zhgënjyese në kampionatin e Holandës me ekipin e NEC Nijmegen, Erton Fejzullahu ka vendosur të kthehet në Suedi për ta rikthyer formën. Sulmuesi kosovar thotë se ky ndryshim i ka bërë mirë derisa zbuloi se për Djurgardenin ka refuzuar disa klube evropiane.

Pas një sezoni fantastik me skuadrën e Mjallbyt në elitën e futbollit suedez, Erton Fjezullahu në vitin 2009 vendosi të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar te ekipi holandez NEC Nijmegen.

Te kjo skuadër sulmuesi kosovar e filloi furishëm, por vetëm pas një gjysmë sezoni filloi rënia. Pas mosaktivizimit te ky klub 24 vjeçari në vitin 2011 fillimisht u huazua te ekipi danez Randers dhe më pas u rikthye te Mjallby.

Mirëpo, kosovari me pasaportë suedeze pasi i skadoi huazimi te Mjallby vendosi të mbetet në Suedi për ta rikthyer formën e dikurshme. Ai zgjodhi klubin e Djurgardenint për ta vazhduar karrierën.

“Mu dash të rikthehem atje ku isha më parë dhe të ndihem ashtu siç jam ndjerë më parë. Në Holandë isha i kufizuar, nuk mund ta luaja lojën time. Jam ndier çuditshëm dhe nuk kam mundur të luaj në maksimum. Desha të kthehem në shtëpi dhe ta rikthej energjinë”, ka thënë Fejzullahu për mediet suedeze.

Uji Dea

“Dua të ndjemë rehat, kam kaluar një periudhë që nuk ka qenë e lehtë. Fillimisht ishte mirë në NEC kam luajtur në shumë ndeshje por më pas erdhi një trajner i ri dhe gjithçka filloi të vështirësohet. Nuk kisha liri”, theksoi Fejzullahu.

Në vitin 2012 Erton Fejzullahu u transferua te skuadra e Djurgardenit, ku po shkëlqen. Ai në 15 ndeshje ka arritur të realizim 11 gola. Kosovari ka zbuluar për Djurgardenin ka refuzuar disa klube evropiane.

“Kisha oferta nga disa klube të Evropës, por doja të mbetem në shtëpi dhe të jem pjesë e përfaqësueses së Suedisë në turneun e Tajlandës. Mjallby është klub i mirë, por Djurgarden është ekip i madh. Ndryshimi më bëri mirë”, ka përfunduar ai.

Pas paraqitjeve të mira me Djurgardenin në elitën e futbollit suedez, Fejzullahu ishte ftuar nga selektori i Suedisë, Henrik Hamren në ekip për turneun ‘Kupa e Mbretit’ që është mbajtur gjatë janarit në Tajlandë.

24 vjeçari qysh në ndeshjen e parë, kishte arritur të realizo gol për Suedinë në ndeshjen kundër Kores së Veriut. Më herët Fejzullahu kishte luajtur me ekipin U-17 dhe U-21 të Suedisë.(express)