Fundamenti

E kërcënon shefin me vrasje – i ndërrohet vendi i punës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Beshtica i ka ndërruar vendin e punës pylltarit Sylejman Idrizi nga Llashtica me arsyetimin është përgjegjës për lëndim të rëndë të detyrave të punës, dhe është përgjegjës për procedurat disiplinore të shërbimit civil, se ka kërcënuar shefin e sektorit të pylltarisë Shemsedin Qerimin. Ndërsa nga drejtoria e bujqësisë Idrizi është akuzuar se ka dëmtuar pronën komunale me paramendim, se ka dhënë deklaratë të rrejshme në lidhje me konfliktin e interesit si dhe ka shkelur parimet dhe kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësit civil.

Komisioni disiplinor i udhëhequr nga Blerim Beshtica ka shqyrtuar ankesën e drejtorisë së Bujqësisë të udhëhequr nga Nazmi Rapuca, e cila e kishte dërguar në komision disiplinor punëtorin e saj Sylejman Idrizin i caktuar roje pylli në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Komisioni disiplinor ka shqyrtuar procedurat mbi shërbyesit civil dhe ka analizuar ankesën e drejtorisë së bujqësisë se punëtori i tyre dyshohet se ka dëmtuar pronën komunale me paramendim, se ka dhënë deklaratë të rrejshme rreth konflikti të interesit, nuk ka respektuar parimet dhe kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësit civil si dhe ka kërcënuar më 15 shkurt 2013 me vrasje shefin e sektorit të pylltarisë Shemsedin Qerimin, të cilin kërcënim sipas provave e ka bërë në prezencën e dy kolegëve të tij Tefik Hazirit dhe Zijadin Malokut.

Sipas ankesës së drejtorisë së bujqësisë Sylejman Idrizi i është kërcënuar në zyrën e drejtorit të bujqësisë Shemsedin Qerimit se nëse i ndërrohet tereni i punës nga Llashtica në Pograxhë, do ta vras atë.

Gjithashtu në ankesën e drejtorisë së bujqësisë është thënë se pylltari Sylejman Idrizi nuk e respekton orarin e punës, nuk punon vikendeve, dhe nuk del në teren etj.

Uji Dea

Ndërkaq në vendimin e komisionit që e ka siguruar rajonipress thuhet se Sylejman Idrizi i ka mohuar të gjitha veprat të cilat i vihen në barrë. Sipas dëshmisë së Idrizit nuk qëndrojnë faktet se ai mungon në vendin e punës, se ka dëmtuar pronën komunale, se kurrë nuk ka dhënë deklaratë të rrejshme para askujt, se nuk ka konflikt të interesit, se nuk ka shkelur parimet e sjelljes profesionale në punë etj.

Gjithashtu Idrizi ka mohuar se ka kërcënuar shefin e tij, por ka pranuar faktin se gjatë bisedës e ka ngritur tonin më lart se në bisedat e zakonshme.”Nuk qëndron fakti se i jam kërcënuar me vrasje shefit ” ka thënë Idrizi.

Duke grumbulluar të gjitha deklaratat, provat dhe faktet e këtij rasti komisioni disiplinor në fund ka vendosur se Sylejman Idrizi është përgjegjës për lëndim të rëndë të detyrave të punës, dhe është përgjegjës për procedurat disiplinore të shërbimit civil, etj.

Komisioni ndërkaq nuk ka mundur të vërtetoj se Idrizi ka dëmtuar pronën komunale, se ka dhënë deklaratë të rrejshme, dhe se ka shkelur parimet etike në punë. Duke pasur për bazë këto prova komisioni i ka shqiptuar masën disiplinore “largim nga zyra dhe transferim nga një lokacion tjetër, me detyra të ngjashme dhe ndalim i gradimit për një vit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.