E kap policia ,derisa po ikte nga vuajtja e dënimit

Gjilan – Policia ka arritur të arrestojë B.Abrahamin nga fshati Miratovc i Preshevës dhe është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë B.Abrahamin(1970) nga fshati Miratovc i Preshevës i cili është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se arrestimi është bërë të martën në bazë të Urdhëresës së Gjykatës Komunale në Gjilan.
Abrahami është arrestuar afër Hotelit Kristal. I njëjti me vendim të Gjykatës Komunale në Gjilan është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti burg tha Hashani./rajonipress/