ARKATANA

“E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë, do bëjmë gjëra të mëdha” – Asani i bindur në suksesin e Shqipërisë në Euro 2024

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Jasir Asani është ndër lojtarët e parë që ka mbërritur në Tiranë për të nisur përgatitjet për Euro 2024, pasi është ftuar nga Sylvinho.

Asani thotë se ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës do të zbresin në fushë me dëshirën që patën në fazën kualifikuese, për të fituar çdo ndeshje.

“Kemi lojtarë që hyjnë në fushë me mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe. Pse mos ta kalojmë grupin. Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë”, deklaroi sulmuesi shkupjan.

Shënuesi i tre golave në fushatën kualifikuese të Euro 2024 ka ende për të dhënë dhe beson se do të tundë përsëri rrjetën.

Uji Dea

“Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donnarummas, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, deklaroi me bindje Asani për TV Klan.

Shqipëria e nis Euro 2024 më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë.

Në katër ndeshjet e mëparshme Shqipëria ka vetëm humbje me Italinë, por shpresojnë të bëjnë kthesën në finalet e Euro 2024. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.