Hidromorava

E ka përkrahjen e Thaçit!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

I quan spekulime fjalët se ajo do të shkarkohet për shkak të tensioneve që po bëhen rreth miratimit të masave mbrojtëse për importimin e çimentos.

Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se shkarkimi i saj është në kompetencë të kryeministrit, duke komentuar kështu thirrjet që janë dëgjuar të enjten për shkarkimin e saj nga Kuvendi e Kosovës.

“Prandaj, përveç nëse këtë e thotë kryeministri Hashim Thaçi, të tjerat janë spekulime. Qeveria e Kosovës si gjithmonë ka qene unike ne përkrahjen e këtij vendimi. Mos-përkrahja e këtij vendimi ka ardhur kryesisht nga persona të cilëve ju është prekur direkt interesat e tyre dhe ata janë jashtë qeverisë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

UBT

Sipas saj, ky vendim do të ndryshoj shumë shpejt, duke shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë qellim që vendimi në formën e tanishme të jetë permanent, por vetëm i përkohshëm derisa të kryhen të gjitha hetimet.

Interpelanca e ministres Kusari-Lila, e mbajtur të enjten sipas kërkesës së grupit të deputetëve lidhur me vendimin e marr nga MTI për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për importimin e çimentos nga Shqipëria, është përcjellë me një debat të gjatë dhe kritika për këtë vendim. Në mungesë të korumit, ajo ka përfunduar pa rezultat. Përderisa partitë në pushtet kanë kërkuar rishikimin e këtij vendimi nga ana e Qeverisë, partitë opozitare kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe shkarkimin e ministres. /Telegrafi/