E jashtëzakonshme: Shani Tarashaj shpallet talenti i vitit në Zvicër

Shani Tarashaj është shpallur talenti i vitit në Zvicër. Në një ceremoni të organizuar për shpërblimin e më të mirëve të vitit në kampionatin zviceran, futbollisti me prejardhje nga Prizreni, që po kalon edicionin e fundit në fanellën e Grasshopper, është zgjedhur talenti i vitit.
20 vjeçari i cili që nga edicioni i ri do të vesh fanellën e Evertonit, po luan një rol kyç te Grasshopper, ku këtë edicion ka shënuar tetë gola.
Ndërsa futbollisti i vitit në Zvicër, është shpallur Breel Donald Embolo i Baselit./Indeksonline/