E habitshme, nis të shkatërrohet rruga e sapo asfaltuar nga Livoçi i Poshtëm deri në Partesh

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Me hapa të shpejtë ka nis të shkatërrohet rruga e sapo asfaltuar nga Livoçi i Poshtëm deri në Partesh. Kjo nuk po ndodh për herë të parë, njëjtë ka ndodh edhe me rrugën në Budrikë, rrugë kjo në të cilën është intervenuar menjëherë pas asfaltimit ka shkruar Ardian Azemi.

Postimi i plotë;

Mobi Casa

Nuk ka rëndësi nëse operatori ekonomik e ka obligim t’i harrnojë rrugët, por pse me ndodh kjo, sikurse pse brenda pak ditësh? A i kontrollon dikush nga qeveria këto punime?

Zvarritje e punimeve gjithandej Gjilanit, punë aspak cilësore, pengesë për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, pengesë për familjet dhe bizneset përskaj akseve rrugore ku po bëhen punimet. Përveç këtyre, edhe për keq, po duken si rrugë 50-vjeçare!