Fundamenti

E ëma e Eda Zarit e akuzon të bijën për dokumente false

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – E ëma e Eda Zarit, Zhane Zari akuzon të bijën për falsifikim dokumentesh në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë.

Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe një dyqan 64 metra katrorë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë. ..Të gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjallë, ndërsa këstin e fundit të shtëpisë e pagoi Eda. Para një muaji, kur hapa dokumentet e shtëpisë, pashë që ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, që është babai i saj, i cili kishte blerë shtëpinë.

Mobi Casa

Më shumë sesa një rrëfim denigrues, ky është një negocim publik që një nënë e panjohur kërkon të bëjë me vajzën e saj me famë si këngëtare xhazi. Fjala është për artisten 41-vjeçare Eda Zari, e cila jeton prej vitesh në Gjermani me bashkëshortin gjerman dhe dy djemtë e saj. Kemi parë deri tani anën plot shkëlqim të medaljes, por Zhane Zari, e cila ka kontaktuar vetë me gazetën Panorama, tregon për konfliktin shumë personal me të bijën. Nuk do të dëshironte të bënte një deklaratë të tillë, që shumë nëna do e quanin gabim, aq më tepër nëse ky veprim do i prishte imazhin e shkëlqyer të vajzës artiste. Por duke u përpjekur të gjejë një avokat në Tiranë, historia nuk mbeti vetëm brenda familjes dhe tashmë ajo e sheh të arsyeshme ta bëjë vetë publike. Ajo rrëfen se si e bija e saj i ka përvetësuar dy pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet dhe ndërprerja pas kësaj e komunikimit me të bijën e famshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.