UBT

E diel, ora 16.33: Çasti më i trishtuar i javës

/ 1 minutë lexim

Të dielën, saktësisht në orën 16:33, jeni më të trishtuar se të gjitha momentet e tjera të javës

Këtë e ka zbuluar së fundmi një studim britanik, i cili, siç shkruan noa, e ka cilësuar si sindromi “Sunday blues”, duke e lidhur këtë me mbarimin e fundjavës dhe nisja e mendimit se të nesërmen do t’ju duhet të shkoni në punë.

Mobi Casa

Studiuesit për të arritur në një përfundim të tillë, kanë anketuar mijëra persona, të cilët kanë pohuar se të dielën janë më të mërzitur se të gjitha ditët e tjera të javës, sidomos kur nis pasditja e saj.

Është pikërisht ky moment, kur më shumë se gjashtë ditët e tjera të javës, nisin t’u shfaqen në mendje “retë” e depresionit vetëm duke menduar se pushimi po mbaron, pranuar kjo pothuajse nga gjysma e të anketuarve. /Indeksonline/