Fundamenti

E dhimbshme: Në Vjenë të Austrisë humb jetën 45 vjeçari nga Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Siç bëjnë të ditur mediet lokale të Vjenës, në orët e pasditës së ditës enjte më 10 nëntor në një nga autostradat në hyrje të Vjenës ka humbur jetën një 45 vjeçar nga Kosova.

Sipas medieve lokale, ai ishte duke drejtuar makinën e tij kur papritmas është ndalur makina e tij. Pjesëmarrës të tjerë në komunikacion kanë ndaluar që të shohin se për çka bëhej fjalë, kanë ftuar Policinë e Vjenës dhe Nidhmën e Shpejtë, por duket se gjithçka ka qenë vonë.

Në ndihmë ka ardhë edhe një helikopter i Ndihmës së Shpejtë por pa sukses.

Eco Higjiena

Sipas njoftimeve të para, i riu nga Kosova, ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të makinës ka humbur kontrollin.

Por, duket se makina ka zvogëluar shpejtësinë deri në ndalje të plotë dhe nuk është shkaktuar asnjë aksident i rastit dhe asnjë përplasje me makinat tjera në komunikacion.

Trupi i të ndjerit është sjellë pa shenja jetë në Spitalin Emergjent të Vjenës dhe policia po heton rastin ndërkaq mjekët kanë filluar të bëjnë obduksionin e trupit të të ndjerit për të konstatuar shkaqet e kësaj fatkeqësie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.