E çuditshme: Vendosi të jetojë pa të holla dhe ndjehet mirë

“Ndjehem i përmbushur, sepse nuk duhet të mendoj për paratë ose të marr vendime. Mundësia e zgjedhjeve mund të jetë sherri i zgjedhjeve. Kur jeni pa këtë, jeni mirënjohës për atë që fitoni”, ka thënë gjermani 29-vjeçar, i cili ka vendosur të jetojë pa të holla, shkruan Huffington Post.
Raphael Fellmere nuk dëshiron as me i prekë paratë. Kur e gjen ndonjë bankënotë në rrugë, e lë mënjanë. Kur ka nevojë për ushqim, veshje, apo ndonjë gjë materiale, kërkon në bërllok.
Për më shumë se dy vjet, 29-vjeçari Fellmere ka nisur grevën e parave për t’i treguar botës se si me hiper-shpenzime jemi nisur në drejtim krejtësisht të gabuar. Kjo veçanërisht vlen për hedhjen e ushqimit.
“Kemi më shumë mallra dhe bëjmë jetë luksoze më shumë se kurrë, por nuk kemi dashuri dhe ndjeshmëri njerëzore”, tha Fellmere, cili me gruan dhe vajzën 17-muajshe jeton në Berlin.
Derisa familja Fellmere jeton pa para, gruaja e tij mbledh rreth 280 dollarë në muaj, fal kursimeve dhe ndihmave që shteti ia jep për fëmijën. Me këto para ajo paguan transportin, kujdesin shëndetësor dhe ushqimin për fëmijën.
Fellmere, i cili u diplomua në Universitetin e Hagës, nuk është personi i parë që shmang të hollat. Në vitet e fundit një numër i madh i individëve kanë bërë të njëjtën gjë, disa prej tyre me motivim të ngjashëm: për të tërhequr vëmendjen për vlerat jomateriale.
Ajo çfarë këtë gjerman e ndryshon nga të tjerët është se ai ka krijuar për vete tregun e tij alternativ – brenda një prej vendeve më të rëndësishme kapitaliste në botë: ai ka krijuar versionin e tij të këmbimit të mallrave.
Kështu, që të ketë një çati mbi kokë, ky çift bën rregullime “shtëpiake” në Shtëpinë e Paqes, një organizatë jo-fitimprurëse në Berlin. Në këtë mënyrë, jetojnë falas në ndërtesën e tyre. Ushqimin e siguron duke u interesuar për mbetjet e dyqaneve. Ai dhe gruaja e tij rrobat i marrin si donacion. Nga mjekët dhe dentistët kërkojnë që t’i kontrollojnë falas. Ndonjëherë Fellmer merret me të rastësishme, si zdrukthëtari, për të kompensuar faturën për mjekun.
Fellmere nganjëherë flet në seminare për jetën pa të holla, por refuzon të paguhet të.
Vitin e kaluar e nisi organizimin për të ndihmuar të gjithë ata që duan të jetojnë pa të holla. Fellmere mbikëqyrë po ashtu 80 njerëz të cilët mbledhin ushqimin nga 80 dyqanet në Berlin. Ata e quajnë veten “shpëtimtarë të ushqimit”, të cilët jo vetëm që e sigurojnë ushqimin për vete, por e ndajnë me të tjerët. Çdo “shpëtimtari i ushqimit” paraprakisht duhet të nënshkruajë marrëveshjen se nuk do të padisë dyqan në qoftë se sëmuren nga ushqimi me afat të skaduar. Marrëveshja është përhapur edhe supermarkete dhe furra të bukës.
Fellmere e filloi grevë e para gjatë vitit 2010 , kur me një grup që kanë mendime të njëjta u nis në një udhëtim në Amerikën Latine. Në Evropë u kthen nga Amerika e Veriut. Ata kishin përdorur mbi se 500 mënyra të transportit, ndërsa kur ishin të uritur, kërkonin mbetjet nga lokalet e ushqimit të shpejtë.
“Amerikanët”, tha Fellmere, “janë shembull i mirësisë dhe lakmisë”.
Në pyetjen se a i mungojnë ndonjëherë paratë, ai thotë: “Jo. Ndjehem i përmbushur. /Telegrafi/