RCCOLA

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, sulmon Daçiqin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sumeyye Erdogan, e bija e kryeministrit të Turqisë Regjep Tajip Erdogan është vënë në mbrojtje të Kosovës dhe Bosnjës në rrjetin social Twitter.

Këtë mbrojtje ajo e ka bërë duke i shkruar vetë kryeministrit të Serbisë.

Në dy raste ajo e ka pyetur pse ka kaq shumë urrejtje për shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë.

Mobi Casa

“Z.Ivica Daçiq, unë bija e kryeministrit Erdogan, dua ta di opinionin e juaj pse ju i urreni myslimanët e Kosovës kaq shumë?”

Ajo, Daçiqit ia ka përmendur edhe masakrën e Srebrenicës.

“Mendoj se Serbia ka bërë mjaft kundër myslimanëve në Srebrenicë. Ka ardhur koha që të ndalet urrejtja në Ballkan”.