GRANDEMALL

Dyshojnë në legjitimitetin e Jahjagës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Procesi i bisedimeve mund të rrezikohet pas refuzimit të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic që t’ia shtrijë dorën Kryeministrit Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se edhe Presidentja Atifete Jahjaga mund t’i udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd. Por, në krye të këtij procesi, sipas tij, duhet të jetë dikush që ka legjitimitet demokratik.

Partia Demokratike e Kosovës duket se ka një qasje të dyfishtë në raport me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahajga.

Kur flitet për marrëveshjen e vitit të kaluar që e ka sjellë Jahjagën në krye të shtetit, kjo parti mban qëndrimin se për këtë çështje tashmë e ka thënë fjalën Gjykata Kushtetuese duke lënë të kuptohet se ish–policja duhet të mbetet në postin aktual.

ARKATANA

Por kur është fjala tek udhëheqja e procesit të bisedimeve me Serbinë, zyrtarë të PDK’së dhe të Qeverisë së Kosovës thonë se Jahjagës i mungon legjitimiteti.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shtruar këtë çështje të martën, kur është pyetur nga Expressi nëse është e pranueshme për Qeverinë që Jahjaga ta përfaqësojë vendin në bisedimet me Serbinë.

Kuçi ka thënë se Jahjaga mund ta bëjë një gjë të tillë, por me këtë rast ka shtruar edhe çështjen e legjitimitetit.

“Secili e luan rolin e vet në bazë të Kushtetutës dhe të legjitimitetit demokratik. Absolutisht nëse kjo e ka pozicionin kushtetues dhe juridik, mund të luajë rolin e vet pa asnjë problem, por gjithmonë duke e pasur parasysh edhe legjitimitetin demokratik”, ka thënë Kuçi të martën në një prononcim për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.