Uji Dea

Dyshja Mustafa-Thaçi të shkojë në shtëpi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas shkeljes së Kushtetutës, e domosdoshme dorëheqja e Qeverisë. Spahiu: Qeveri teknike gjithëpërfshirëse me mandat njëvjeçar

“Qeveria nuk duhet të sillet sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Në shkencën politike, politikanët e ndërgjegjshëm dhe të moralshëm, edhe për gabime shumë më të vogla japin dorëheqje”, thotë profesor Muhamet Kelmendi

Vazhdimi i rezistencës së dy aktorëve kryesorë të koalicionit PDK-LDK, kryeministrit Mustafa dhe zëvendësit të tij Thaçi, që të mos ndihen fare përgjegjës edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Asociacionit, dhe të mos e pranojnë aktin e dorëheqjes, për ekspertët e fushës së legjislacionit dhe të Kushtetutës kjo është një nga mënyrat më të skajshme të abuzimit dhe kapjes së shtetit nga njerëz të papërgjegjshëm. Sipas tyre, këta zyrtarë të lartë janë në gjendje të rrënojnë gjithçka në këtë vend, vetëm e vetëm që të ruajnë pozitat dhe privilegjet e tyre, edhe duke u sjellë mbi ligjet dhe mbi Kushtetutën.

Uji Dea

Sjellje injorante e Qeverisë

Profesor Muhamet Kelmendi thotë për gazetën se Qeveria duhet ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të dorëhiqet, për të shkuar në zgjedhje të reja ose për përgatitje të terrenit deri në ato zgjedhje me Qeveri teknike, të anulohen edhe marrëveshjet e nënshkruara nga kjo Qeveri. “Pas dhënies së vendimit-aktgjykimit, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe në Kosove, duke e shprehur mendimin se kjo është në kundërshtim me frymën kushtetuese në tri baza kryesore dhe atë: 1. Me nenin tre mbi multinacionalitetin e shtetit të Kosovës, 2. Mbi nenet që rregullojnë të drejtat dhe detyrat e liritë e qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë dhe 3. Mbi të drejtat e komuniteteve, është e qartë se Qeveria duhet të reflektojë. Pra, me vendim u pa qartë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e këtij viti, nuk është në përputhje me Kushtetutën”, shprehet Kelmendi. Sipas tij, Qeveria duhet të reflektojë në dy drejtime: 1. Në anulimin e marrëveshjes së këtij viti dhe 2. Në reflektim politik duke dhënë dorëheqje nga pozitat e shtetit. “Këto dy çështje janë pasojë e drejtpërdrejtë e vendimit të Gjykatës”, thotë Kelmendi.

Ai ka pohuar se me sjelljen injorante të Qeverisë karshi vendimit të Gjykatës Kushtetuese po rrezikohet stabiliteti i shtetit. “Qeveria nuk duhet të sillet sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Në shkencën politike, politikanët e ndërgjegjshëm dhe të moralshëm, edhe për gabime shumë më të vogla japin dorëheqje”, thotë profesor Kelmendi./kosova sot/