HW

Dyshimet për koronavirusin në Kosovë, pacientja është shtetase britanike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pacientja e cila po mbahet e izoluar në Klinikën Infektive të QKUK’së nën dyshimet për koronavirus është shtetase e Britanisë së Madhe e cila jeton në Kosovë.

Ajo së fundi kishte qëndruar në një qendër skijimi jashtë vendit. Nëpërmjet mediave ajo kishte dëgjuar për të prekur në po atë resort skijimi dhe për këtë arsye është lajmëruar për kontroll në QKUK.

Sipas mjekëve gjendja e pacientes është shumë e mirë. Në Klinikën Infektive ajo është pranuar me kollitje por pa temperaturë.

Britanikja e cila punon në Kosovë është ankuar për lodhje.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur para mesnatës, në orën 23:00.

Fundamenti

Rezultati do të tregojë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi, kanë thënë mjekët, sipas të cilëve, gjasat janë të vogla që ajo të jetë sulmuar nga sëmundja.

Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60’të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.

Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen.

Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar.

Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.