UBT

Dyshime për tradhti, kosovari në Zvicër ushtron dhunë dhe e “kthen” te babai i saj bashkëshorten

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa dyshime se gruaja po mbante një lidhje paralele kanë ndikuar që një kosovar në Zvicër në mes të natës ta merr atë dhe ta dërgojë të babai i saj, mirëpo gjatë rrugës kanë ndodhur të papritura tjera.

Rasti i përket muajit qershor. Atë mbrëmje pati një grindje mes partnerëve. Burri dyshonte se gruaja kishte një lidhje.

Kur ai zbuloi mesazhet në telefonin e saj u tmerrua.

Sipas raportimit të mediave zvicerane, pasi ai ushtroi dhunë fizike ndaj gruas e kërcënoi atë se do t’i hedh acid për t’ia shpërfytyruar fytyrën,

Ideja se dikush tjetër mund ta “kishte prekur” gruan e tij e xhindosi kosovarin. Prandaj, ai vendosi në mes të natës ‘ta kthente’ te babai i saj.

Gjatë udhëtimit për në Cham (kantoni Zug), përsëri bashkëshortët u grindën. Kur gruaja donte të largohej nga makina, kosovari e qëlloi përsëri me shpullë në fytyrë.

FIDANISHTJA

Pavarësisht kësaj, ajo arriti të arratisej dhe arriti të merrte ndihmë.

Sipas legjislacionit zviceran (por edhe atij kosovar) dhuna në çift është e ndaluar dhe ajo konsiderohet vepër penale.

Megjithatë nëse pala e dëmtuar vendos të mos bëjë ndjekje penale, procedura pezullohet. Kjo ndodhi edhe në rastin e këtij qifti.

Gruaja nuk shprehu interesim për të bërë procedim penal për shkak të presionit të familjarëve, derisa më vonë ajo arriti të shkëputej nga bashkëshorti dhe vendosi ta ndjek atë penalisht.

Policia e Zug-ut u vu në lëvizje derisa prokuroria filloi procedimet.

Kosovari mori dënime të shumta në të holla dhe paralajmërime për dënime më të ashpra nëse vazhdon të kërcënon ish-gruan./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.