Dyfishohen ankesat e qytetarëve ndaj institucioneve

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje për hallin që kanë, qytetarët u drejtohen institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit apo Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.
Të dhënat e këtyre institucioneve shpërfaqin numër të madh ankesash, e për më tepër sipas zyrtarëve ka rritje të numrit krahasuar me vitin paraprak.
Derisa gjatë tërë vitit 2012, Avokati i Popullit pranoi rreth 1.500 ankesa nga qytetarët, kjo shifër është arritur vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2013.
Zyrtarët e Avokatit të Popullit thonë se kanë rritje të ankesave prej 50 për qind kurse ata të KMDLNJ-së thonë se shtimi është në rreth 30 përqind (Tribuna).