FIDANISHTJA

Dy vjet të humbura me Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas pak muajsh bëhen dy vjet prej se është nënshkruar Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo marrëveshje po dështon të ratifikohet në Kuvend pasi që partnerët e koalicionit qeverisës nuk po arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme të deputetëve. Në anën tjetër Bashkimi Evropian është i prerë, pa miratim të Demarkacionit s’ka liberalizim të vizave me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Koalicioni qeverisës PDK-LDK ende nuk po arrin t’i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, sado që kjo marrëveshje ka gati dy vjet prej se është nënshkruar (26 gusht 2015).

Tek një vit pas këtij nënshkrimi, me gjithë kritikat e opozitës, Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi u miratua nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, një muaj pas kësaj, Qeveria e procedoi në Kuvend këtë marrëveshje, më 1 shtator të vitit të shkuar.

ARKATANA

Porse tek pas fillimit të seancës i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, vendosi ta tërheqë nga rendi i ditës, pasi që Lista Serbe nuk ishte në Kuvend, ndërkohë jashtë protestohej nën organizimin e opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, pavarësisht se pas këtij “dështimi” u tha disa herë se Demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend, një gjë e tillë nuk po ndodh as sot.

Kjo pasi që koalicioni qeverisës nuk po arrin t’i sigurojë numrat e mjaftueshëm për ta ratifikuar atë.

Nga ana tjetër, edhe vetë zyrtarë të Qeverisë thonë se Demarkacioni do të shkojë në Kuvend tek atëherë kur ka sinjal për siguri të votave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.