GRANDEMALL

Dy vjet me kusht për vrasjen e shqiptarit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sipas vendimit gjyqësor, zvicerani Alfred E. ka vrarë shqiptarin 32 vjeçar nga Kosova Luan O., kur ky i fundit bashkë me dy të tjerë kishin hyrë në oborrine tij për të vjedhur.

Gjykata regjionale e Bernës i ka shqiptuar bujkut zviceran Alfred E. një dënim prej 24 muajsh me kusht për vrasjen e shqiptarit Luan O., të kryer në dhjetor të vitit 2010. Alfred E., sipas aktgjykimit nuk do të shkojë fare në burg.

Duke shqiptuar këtë masë dënimi, trupi gjykues ka ndjekur kërkesën e bërë nga prokuroria, e cila po ashtu kishte kërkuar 24 muaj me kusht, për goditje vdekjeprurëse dhe për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Koha provuese e dënimit me kusht është dy vjet.

Mobi Casa

Alfred E., 50 vjeçar, ka vrarë shqiptarin 32 vjeçar nga Kosova Luan O., kur ky i fundit bashkë me dy të tjerë kishin hyrë në oborrin e zviceranit për të vjedhur bimë të kanabisit, që ai i kultivonte në tokën e tij pranë shtëpisë.

Alfredi, sipas interpretimit që ka bërë gjykata, e kishte ndjerë veten në rrezik dhe kishte shtënë kundër personave në fjalë me ç`rast plumbi kishte kapur tashmë të ndjerin duke ikur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.