Uji Dea

Dy vite për një vendim

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Reshat Hyseni ish toger policie i suspenduar nga puna në qershor të vitit 2010 edhe pse i ka fituar të gjitha gjykimet dhe është liruar nga fajësia,rasti i tij është vendosur tek tani nga Gjykata Komunale e Ferizajit e cila ka vendosur në favor të kthimit të tij në punë.

Ish togeri i policisë së Kosovës Reshat Hyseni pas dy vitesh betejash e sfidash, e ka fituar një të drejtë që e ka kërkuar hiq më pak se dy vite. Gjykata Komunale e Ferizajit e kryesuar nga Fejzullah Rexhepi kryetar i trupit gjykues ka vendosur në favor të padisë së Hysenit,për kthim të menjëhershëm në vendin e tij të mëparshëm të punës.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se Gjykata e Ferizajit e ka aprovuar kërkesë padinë e Hysenit për kthim në vendin e tij të punës dhe e ka anuluar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Piraj tha se togeri Hyseni është kthyer në punë me të gjitha të drejtat e barabarta, duke mos e përjashtuar këtu në të ardhmen edhe kërkesën për dëmshpërblim.

Edhe, Reshat Hyseni tha se është dashur të pres dy vite për të marrë një vendim që kaherë e ka pritur.”I kam kaluar dhe kapërcyer të gjitha peripecitë. Unë gjithmonë kam deklaruar se isha viktimë e disa kolegëve të mi në Ferizaj dhe më vonë u vërtetua kjo. Por nuk mund t`i kuptojë vonesat dhe heshtjet e gjykatave” tha Hyseni.

Togeri Hyseni pret që shumë shpejt të kthehet në punë dhe t`i bashkëngjitet profesionit nga i cili ka marrë dhjetëra mirënjohje.

Ndryshe rasti i Reshat Hysenit kishte bërë bujë të madhe pasiqë Gjykata Supreme e Kosovës e kishte liruar nga paraburgimi me arsyetimin se ndaj tij kanë pushuar të gjitha arsyet ligjore.

GRANDEMALL

Hyseni kishte deklaruar se vazhdimisht kishte dyshuar në kolegët e tij të stacionit në Ferizaj të cilët ishin të lidhur me njerëzit e krimit të organizuar. “Unë thjeshtë me punën time dhe përkushtimin që kam treguar ndaj dukurive negative isha pengesë serioze e njerëzve që merreshin me krimin e organizuar”.

Togeri Hyseni i kishte përjetuar shumë rëndë akuzat dhe montimet para dhe gjatë shqyrtimit kryesor në gjykimin e zhvilluar ndaj tij. “Është e vështirë për një intelektual me gradë togeri dhe me shumë mirënjohje e rezultate të arrestohesh në sallën e gjykimit. Ditën që jam liruar jam pritur në mënyrë spektakulare në fshat dhe shumica e kolegëve të mi më kanë vizituar dhe ky fakt më ka lehtësuar pak”.

Ndryshe, Reshat Hyseni ish komandant (u.d .) i stacionit policor në Ferizaj ishte dënuar me 8 vite e gjashtë muaj burgim,(25 maj 2009) nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë nga trupi gjykues i kryesuar nga Fllanza Kadiu-gjyqtare. Hyseni nga fshati Ramjan i Vitisë ishte dënuar për veprat penale “dhunimi”, ”moslajmërimi i veprave penale” dhe “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Por pas shtjellimit të provave dhe pas rigjykimit Hyseni ka arritur të bindë trupin gjykues se procesi ndaj tij ishte i montuar.

Reshat Hyseni edhe në mbrojtjen e tij para trupit gjykues ka mohuar kryerjen e veprës penale . Në këtë proces gjyqësor është dënuar dhe shpallur fajtor edhe Blerim Ramadani nga Ferizaj me gjashtë vite burgim dhe Shpëtime Uka nga Shqipëria me 1 vit e gjashtë muaj burgim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.