FIDANISHTJA

Dy vite bllokim për aplikimin e Kosovës në BE, Hoxhaj: Qeveria Kurti sjell vetëm humbje dhe sanksione

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka akuzuar qeverinë Kurti për dështimet e saj në politikën e jashtme, duke theksuar se Kosova po përjeton një regres të dukshëm në arenën ndërkombëtare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj shkroi: “Kosova, çdo vit shënonte fitore historike në pozitën e saj ndërkombëtare. Ndërsa sot, nën udhëheqjen e qeverisë Kurti, përballemi me sanksione e humbje.”

Deklarata e tij u bë në ditën kur shënohet dyvjetori i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që ka mbetur i bllokuar dhe pa progres konkret.

UBT

Ai e ka shoqëruar këtë kritikë me një video, ku paraqiten arritjet historike të qeverive të mëparshme, derisa ai ishte vet pjesë e qeverisë dhe pjesë e këtyre arritjeve, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe marrëveshjen me BE-në për qasje në programet e saj.

Dyvjetori i aplikimit për anëtarësim në BE rikthen vëmendjen te mungesa e progresit në këtë drejtim, ndërkohë që Kosova është përballur edhe me sanksione dhe presione nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të politikave të qeverisë aktuale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.