KKVITI

Dy vëllezër në Olimpiadë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Olimpiada e Londrës do të jetë e veçantë për faktin se për herë të parë në një eveniment të tillë do të luajnë dy vëllezër në futboll.

Bëhet fjalë për Scott Sinclair, sulmuesin e Britanisë së Madhe dhe Martin Sinclair, i cili do të jetë ndër protagonistët e Lojërave Paraolimpike. Ata ndihen të lumtur dhe krenarë që do ta përfaqësojnë vendin e tyre në ‘Londra 2012’.

Për herë të parë në histori të Olimpiadës, në ‘Londra 2012’ do të luajnë futboll dy vëllezër në të njëjtin edicion. Bëhet fjalë për Scott Sinclair, sulmues i Britanisë së Madhe, e cila drejtohet nga selektori Stuart Pierce, dhe Martin Sinclair, i cili do të jetë ndër protagonistët e Lojërave Paraolimpike (për persona me aftësi të kufizuara).

Scott, 23 vjeç, aktualisht luan në Swansea City, ku ishte transferuar në vitin 2010, pasi kaloi katër sezone në Chelsea. Ai ka realizuar 18 gola në Premierligë dhe në kupat kombëtare dhe 24 në Championship.

Scott do të luajë në Wembley me britanikët para vëllait Martin, 25 vjeç, i cili në vitin 2004, pas një lëndimi të rëndë në këmbë, ishte detyruar të përfundonte në karrocë për tri vjet e gjysmë për shkak të problemeve me muskuj. Sot Martin, i cili kishte shenja paralize cerebrale që nga lindja, ka filluar të ecën dhe të luajë futboll.

UBT

“Olimpiada është aq e mirë dhe unë nuk kam menduar kurrë se do të mund të merrja pjesë në të së bashku me vëllanë tim. Është një sukses për të dy dhe për familjen tonë. Do të ishte mirë nëse unë e Martin ta fitojmë medaljen e artë”, theksoi Scott.

“Dëshiroja të luaja futboll dhe nuk jam dorëzuar kurrë. As në periudhën kur isha ulur në karrocë, sepse familja më ka mbështetur gjithmonë dhe ka besuar në mua me një optimizëm të madh, duke më dhuruar vetëm buzëqeshje kur kam vuajtur shumë”, thotë Martin.

– “Është hera e parë që dy vëllezër britanikë marrin pjesë në Olimpiadë dhe Paraolimpiadë. Kjo e bën edhe më të veçantë pjesëmarrjen tonë. Gjithçka ndodh për një arsye. Nëse nuk do ta pësoja atë lëndim banal (kishte rrëshqitur duke luajtur në park), ndoshta nuk do të mund të luaja kurrë për ekipin kombëtar para-olimpik”, shtoi ai.

Kjo është një ëndërr që u realizua për Martin e Scott, i cili ishte protagonist edhe me ekipin U-21 të Anglisë. Edhe Jake Sinclair, i afërt i dy vëllezërve, po shkëlqen në futsall me Southamtonin. Një familje kampionësh brenda dhe jashtë fushës.