Uji Dea

Dy vëllezër muzikantë mbledhin mbi 5 mijë euro për shërimin e Ilir Behlulit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – E kishin nisur aksionin me qëllimin që t’i dalin në ndihmë studentit Ilir Behluli, i cili vuan nga leukemia dhe ky aksion doli i suksesshëm.

Blendi dhe Shendi, dy vëllezër muzikantë, duke bërë muzikë në qendër të qytetit të Gjilanit kanë mbledhur mbi 5 mijë euro ndihma për shërimin e Ilir Behlulit, i cili duhet të trajtohet jashtë vendit.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se dy vëllezërit për pak orë kanë mbledhur një shumë të konsiderueshme të hollash, Kuvendi Komunal do të ndajë 5 mijë euro, kurse Lutfi Haziri ka vendosur që vetë t’i ndajë 500 euro për këtë qëllim. Haziri ka ftuar opinionin publik, qytetarët e bizneset që t’a rrisin aksionin e mundësinë për të ndihmuar.

Ai tha se ka shumë njerëz vullnetmirë që kanë shprehur gatishmërinë për ndihma e një gjë të tillë do t’a bëjnë edhe institucionet.

Uji Dea

Blend Qerimi, ka falënderuar qytetarët për ndihmat e dhëna. Ai ka thënë se në fillim kishin menduar që të mbledhin një shumë parash që do t’a kalonin vlerën e 100 eurove, por qytetarët dhanë ndihmë të konsiderueshme.

“Familja e jonë shquhet për humanitet, që nga gjyshi e babai dhe besojmë që edhe në të ardhmen do të marrim iniciativa të tilla për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, tha ai.

Shend Qerimi, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan, duke thënë se ndihmat kanë kaluar vlerën e 5 mijë eurove./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.