Uji Dea

Dy të vdekur në autostradën Vermicë-Duhël

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Vermicë – Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në autostradën Vermicë-Duhël, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur derisa vetura e markës “Ford” ishte duke qarkulluar dhe për shkaqe teknike ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë. Në bazë të hetimeve, veturës i kishte pëlcitur goma e parë dhe kjo ka bërë që vetura të devijojë nga rruga, njofton KTV.

KKVITI

Viktimat, një burrë dhe një grua, janë shtetas të Kosovës, kurse dy të lënduarit kane pësuar lëndime të lehta trupore.