Dy të plagosur në Prizren, katër të arrestuar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pak minuta pas mesnate, afër vendit “Sheshi i Lidhjes” në Prizren, ka pasur disa të shtëna me armë zjarri dhe si rrjedhim janë plagosur dy nga të përfshirët në konflikt.

Toger Hazir Berisha, ka deklaruar për Indeksonline se të plagosurit janë dërguar në repartin e emergjencës në Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor njëri nga të plagosurit është liruar për në shtëpi kurse tjetri, i plagosur më rëndë por jashtë rrezikut për jetë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për shërim të mëtejmë.

UBT

Ai tha se policia ka ndërhyrë duke futur situatën nën kontroll dhe me këtë rast ka ndalur katër nga të përfshirët të cilët me urdhër të prokurorit publik mbahen edhe më tej kurse i pesti ende është në arrati.
Gjatë intervenimit të policisë, dy polic kanë pësuar lëndime të lehta. Motiv i ngatërresës, sipas të dhënave të para, është kontesti pronësor./Indeksonline/