Dy të ndaluar dhe dy aktakuza në Gjilan brenda 24 orëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë masa ndaj katër personave gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar dy të dyshuar dhe duke ngritur dy aktakuza për dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 10 shtator 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë dy persona, të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358, paragrafi 5, lidhur me paragrafët 3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, po më 10 shtator, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave apo rrethanat konkrete të rasteve./rajonipress/


