GRANDEMALL

Dy studente marrin notën “Pesëmbëdhjetë” në UP

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Dy studente të vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, janë “shpërblyer” për talentin e tyre me notë “Pesëmbëdhjetë” në lëndën pikturë.

Profesori i pikturës, Agron Bytyçi, ka vendosur që t’i inkurajojë studentet duke u lënë notën 15, në afatin e qershorit, ngase ato i vlerëson si “talente të rralla”. Për fotografinë e indeksit të njërës prej studenteve që po qarkullon nëpër rrjetin social “Facebook”, ku shihet nota 15 dhe firma e profesorit Bytyçi, ky i fundit ka thënë se nuk ka njohuri që është publikuar, mirëpo për t’i vlerësuar me këtë notë ai ka thënë se e ka vendosur vetë. “E di që është jashtë rregullores të vendoset një notë e tillë, mirëpo unë kam dashur që t’i inkurajojë studentet të cilat janë piktore të suksesshme dhe punëtore të mëdha. Kam dashur që ato ta kenë kujtim një notë të tillë për punën e madhe që kanë bërë dhe talentin e tyre”, ka thënë Bytyçi.

Mobi Casa

Profesori Bytyçi, këtë hap e ka ndërmarrë për herë të parë, dhe ka thënë se studentet vetëm në indeks e kanë të vendosur notën 15 “ngase indeksi i mbetet studentit”, mirëpo në fletëparaqitje dhe evidenca të tjera figuron nota 10, notë kjo maksimale për vlerësim që u vendoset studentëve sipas Rregullores së UP-së. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.