Fundamenti

Dy shqiptare nga Vaudi në garë për “Miss Zvicra 2013”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga 18 finalistet, mes 17 dhe 25 vjeçe, të mbështetura edhe nga ish-fitueset, mbretëresha e re e bukurisë zvicerane mund të jetë me origjinë shqiptare.

Gazeta frankofone “Le Matin”, një e përditshme shumë e lexuar frankofone e Zivcrës, i ka kushtuar dy faqe të tëra garës për Mis Zvicra 2012. Këtë vit tri vajza do të përfaqësojnë kantonin e Vaud-it, prej të cilave dy janë shqiptare. Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku do janë bukuroshet e radhës.

Nga 18 finalistet, mes 17 dhe 25 vjeçe, të mbështetura edhe nga ish-fitueset, mbretëresha e re e bukurisë zvicerane mund të jetë me origjinë shqiptare.

Christa Rigozzi, Fiona Hefti dhe Nadine Vinzens, janë angazhuar në garën finale që do të mbahet më 8 qershor 2013. Në fakt, gjashtë javë para zgjedhjeve, një kandidate në javë do të dalë prej garës. Urojmë që Heidi Lushtaku dhe Anita Mustafa të mbërrijnë gjerë në garën finale.

Uji Dea

Heidi Lushtaku

Një 22-vjeçare, Heidi Lushtaku nga Cugy, në trajnim në lëmin e dhëmbëve, thotë: “Nëse unë zgjedhem, do të pushoj trajnimin tim për një vit, por tani për tani nuk kam lënë asgjë mënjanë”. Deri tani, Heidi thjesht përcjell konkurrencën në televizion. “Miqtë e mi, familja ime më kanë shtyrë shumë për të hyrë në garë. Unë kam bërë foto edhe më parë, por tani kjo është një përvojë krejtësisht e ndryshme. Heidi Lushtaku, e cila u rrit në një familje me nëntë fëmijë (tetë vajza dhe një djalë), vlerëson sidomos botën e modelimit për lirinë e shprehjes që ajo siguron, shpjegon zonjusha për gazetën “LeMatin”. “Ne mund të interpretojmë personazhe të ndryshme, ndërsa në jetën e përditshme unë them se jam një vajzë e qetë dhe e butë”, thekson ajo.

Anita Mustafa

Anita Mustafa nga Renens flet shpejt dhe mirë. Vajza 18-vjeçare është në vitin e tretë të gjimnazit dhe ajo po bën ç’mos për t’u përgatitur sa më mirë për provimet e saj të fundit. “Unë jam shumë mirë e organizuar dhe kjo më qetëson. Unë kam dy kalendarë, një për orët e klasës dhe një për planin tim për përgatitjen e provimeve, të cilët kërkojnë më shumë”, thotë ajo.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.