Dy raste të vdekjes nga gripi i derrit në Anamoravë

Gjilan – Xhevat Demiri infektolog thotë se gripi i derrit ka marrë dy jetë njerëzish në Gjilan vetëm, gjatë muajit të kaluar.
Gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë vdekur dy persona. Këtë lajm e ka konfirmuar për rajonipress, Xhevat Demiri infektolog i cili një kohë të gjatë ishte edhe shef i repartit të infektologjisë.
Demiri tha se ka edhe raste të tjera të hospitalizuara në qendrën infektive në Prishtinë, por që janë jashtë rrezikut.
Sipas tij influenca është sëmundje akute infektive e cila përhapet përmes rrugëve ajrore dhe karakterizohet me temperaturë, ethe, diare, skuqje e syve, kokëdhembje, dhembje e muskujve, ndryshime në lëkurë, rrjedhje nga hundët, dhembje fyti, kollitje, anoreksi dhe molisje. I sëmuri ka tendencë që të rrijë i shtrirë.
Demiri thotë se kur kemi komplikime siq janë të ditura nga kjo sëmundje atëherë japim terapi, ajrosja e ambientit rrethues dhe lëngje sa më shumë./rajonipress/