Eko Higjiena

Dy raste të kontrabandës zbulohen në Ranillug, Dogana konfiskon mallra ushqimore dhe 340 litra birrë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të kontrabandimit me mallra në fshatin Kormnjan të Ranillugut, ku gjatë kontrolleve janë ndaluar automjete me targa të Serbisë dhe janë konfiskuar mallra pa dokumentacion përcjellës.

Sipas raportit policor, në rastin e parë është ndaluar një veturë që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mallra ushqimore, të cilat dyshohet se ishin futur në mënyrë të kundërligjshme dhe pa dokumente përcjellëse.

Hidromorava

Në një rast tjetër, në të njëjtin lokacion dhe në të njëjtën kohë, policia ka ndaluar një tjetër automjet me targa të Serbisë, ku janë gjetur dhe konfiskuar 340 litra birrë, gjithashtu pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara si mall kontrabandë.

Në të dy rastet, automjetet dhe mallrat janë dorëzuar në kompetencë të Doganës së Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.