UBT

Dy qytete të Zvicrës ndihmojnë zjarrfikësit gjilanas

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjeneva dhe Zurich kanë ndihmuar zjarrfikësit e Gjilanit me 68 palë rroba antizjarr dhe një shkallë metalike emergjentë ndihma këto shumë të nevojshme për Gjilanin tha Blerton Ajeti.

Dy qytet (kantone) të Zvicrës Gjeneva dhe Zurich kanë mbështetur me mjete logjistike zjarrfikësit gjilanas, ndihma këto shumë të mirëseardhura për qytetarët e Gjilanit.

Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se këto donacione përmbajnë një shkallë mekanike emergjente e pajisur me të gjitha elementet dhe 68 palë rroba antizjarr.

Mobi Casa

Ajeti tha se këto ndihma janë shumë të mirëseardhura për qytetin e Gjilanit, pasiqë ndërhyrjet në rastet e zjarreve, por edhe të fatkeqësive tjera nëpër ndërtesa të larta bëhen me një siguri më të madhe.

Ajeti tha se ky donacion realisht është edhe si formë e shpërblimit që kanë bërë për punën e mirë zjarrfikësit e Gjilanit. Ajeti ka falënderuar mërgimtarët Nazim Bekteshi dhe Aziz Asllanin të cilët kan kontribuar që ky donacion të vijë në Gjilan.

Ajeti në veçanti tha se ky donacion rritë edhe sigurinë në qytet sepse shkalla mekanike është e gjatë 26 metra dhe mund të përdoret në ndërtesat shtatë katëshe. /rajonipress/