HW

Dy projekte për katër vite, Alban Hyseni vazhdon të mburret me ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po shkojnë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve.

Ai tregoi se bëhet fjalë për një investim prej 1 milion eurosh që po transformon hapësirën ekzistuese në një objekt funksional dhe me infrastrukturë bashkëkohore për qytetarët dhe transportuesit vendës e të huaj.

Mobi Casa

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se projekti po finalizohet falë bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të përmbushur premtimet dhe përmirësuar infrastrukturën për qytetarët e Gjilanit.

“Stacioni i ri do të ofrojë kushte moderne operimi, hapësira të reja për udhëtarët dhe shërbime cilësore, duke e bërë Gjilanin një qendër më të zhvilluar për transport rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.