ARKATANA

Dy pozita – një kandidat, avantazh i pabarabartë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Bekim Selishta – Ata që duke garuar për të dyja pozitat, kandidatët për kryetar marrin jo vetëm vëmendjen më të madhe mediatike, por edhe mbështetjen elektorale që shpesh nuk u lihet hapësirë të tjerëve. Kjo do të thotë se: Gara për bartës të listës eliminohet praktikisht që në nisje, pasi figura kryesore e partisë e mban edhe këtë rol.

Kandidatët e tjerë humbasin mundësinë për promovim dhe ekspozim publik. Një individ ka kontroll të dyfishtë: mbi administratën komunale dhe mbi shumicën në asamble, ani pse nese fiton ligji e detyron me dhanë dorëheqje.

Kritikat dhe rreziqet Kritikët e kësaj praktike thonë se ky përqendrim pushteti nuk i shërben demokracisë së brendshme në parti, përkundrazi e dobëson atë.

Sipas tyre, qytetarët rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim të larmishëm, ndërsa politika lokale shndërrohet në një garë të personalizuar ku vendimet varen nga një rreth i ngushtë i pushtetit.

KKVITI

Ka edhe shqetësime se kjo strategji përdoret për të siguruar ndikim edhe në rast se kandidati nuk fiton kryetarin e komunës, duke pasur gjithsesi ulësen e bartësit të listës dhe mundësinë për të drejtuar asamblenë.

Thirrjet për ndryshim

Disa zëra nga shoqëria civile kanë kërkuar ndryshime në rregullat zgjedhore për të ndarë qartë garën për kryetar dhe atë për bartës të listës.

Sipas tyre, kjo do të hapte garën, do të rriste konkurrencën e ndershme dhe do t’u jepte mundësi edhe figurave politike të afirmohen në skenën lokale, duhen të jenë transparent për garën e të parit dhe guximin edhe për ti bindur qytetaret së kësaj gare i ka hyr me fitu dhe lufton për të parin e komunës bashk me bartësin e listës së asamblesë komunale kontribuojnë me shumë në teren./rajonipress/