Mobi Casa

Dy persona nga Gjilani të kërkuar nga Gjykata, arrestohen në pikat kufitare

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Gjilanit janë arrestuar dy persona në raste të ndara. I pari është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” kurse i dyti në “Han të Elezit” njoftoj policia e Kosovës.

Personat që kërkohen me urdhër të Gjykatave nuk mund të kalojnë edhe aq lehtë pikën doganore – kufitare të Kosovës. Në dy raste të ndara në rajonin e Anamoravës janë arrestuar dy persona.

Hidromorava

Rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e një qytetari në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale e Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti i është dorëzuar Njësitit Policor të Gjilanit për veprime të mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse rasti i dytë i referohet arrestimit në pikën kufitare “Hani i Elezit” , i cili është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata i cili me pas i është dorëzuar një Njësiti Policor te Stacionit Policor te Gjilanit për veprime te mëtutjeshme. /rajonipress/