Miami – Ato dhe kushërira e tyre Alina janë të martuara me të njëjtin burrë, 43 vjeçarin Joe. Vicki dhe Alina ishin të parat që u martuan me Joe para 22 vitesh. Valerie, motra e dytë binjake u bashkua me familjen si gruaja e tretë në vitin 2000, shkruan Albeu.
Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990.
Vicki dhe Alina kishin dhjetë vite martesë me Joe kur nisën ta inkurajojnë atë që të niste një marrëdhënie me Valerie-n. Valeria po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar.
Motrat binjake thonë se kur ishin adoleshente, pëlqenin të njëjtit meshkuj dhe dëshironin që të kishin edhe për burrë të njëjtin person.
Që të tria tani jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre.
Ato thonë se po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet dhe ligjet të ndryshojnë.
Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë me Joe. Secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë/koha.net