Dy motra binjake në ekspozitë të përbashkët

Albana dhe Dardane Hatashi, 21 vjeçare, janë motra bninjake, shqiptare të lindura në Suedi.Prindërit e tryre janë nga Peja. Albana dhe Dardana kanë një pasion ndaj pikturimit. Me këtë art që e kanë dhunti perosnale, rrjedhur nga puna dhe vullneti i tyre, që të dyja janë marrë qysh në moshën e fëmijërisë.
Gjatë kohës së lirë, krahas veprimtarive të tjera të lira, ato kanë vizatuar dhe pikturuar, pa pretendime se veprat e tyre një ditë do t´ua ekspozojnë edhe të tjerëve.
Por, gjatë nëntorit ato befasuan me talentin e tyre. Për një javë rrjeshtë punimet e përbashkëta të Albanës dhe Dardanës u ekspozuan në Galerinë Cinnamoni të Helsingborgut. Disa dhjetra punime artistike, kryesisht portrete dhe piktura të stilit surealist prezantuan ëndrrat dhe realtetin e motrave Hatashi.
Ekspozita u vizitua nga krijues sudezë dhe shqiptarë si dhe nga shumë dashamirë të artit figurativ, të cilët i pëlqyen veprat e motrave binjake.
Albana dhe Dardana do të vazhdojnë hobin e tyre në pikturim duke na sjellur vepra tëw mira dhe të këndshme.(tung.ch)