Mobi Casa

Dy ministri akuzohen për shkelje ligjore në konkursin për kryeinspektor të tregut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministria e Administratës Publike (MAP) po akuzohen se kanë bërë shkelje ligjore rreth konkursit për njërën nga pozitat më të rëndësishme: atë të kryeinspektorit të tregut.

Ruzhdi Shehu, ish-kryeinspektor i tregut në MTI, dhe pasardhësi i tij, Muharrem Pozhegu, tashmë i shkarkuar, i bëjnë përgjegjëse këto dy ministri në lidhje me emërimet dhe shkarkimet e tyre nga kjo pozitë, që ndodhën në gjashtë muajt e fundit.

Uji Dea

Megjithatë asnjëra nga këto dy ministri nuk mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar, duke ia hedhur atë njëra-tjetrës, shkruan Koha Ditore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pati thënë se duhet anuluar vendimi për emërimin e Pozhegut për shkak se proceduralisht nuk i ka plotësuar kushtet për atë pozitë.