Fundamenti

Dy kryeministra, dy botë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Lutfi Dervishi – Në një botë ku adoleshentët përballen me presione, bullizëm digjital dhe stuhi të përditshme dhune online, reagimi i liderëve bën dallimin mes edukimit dhe propagandës, mes bindjes dhe imponimit, mes frymëzimit dhe frikësimit.

Në Britani, Kryeministri Keir Starmer zgjedh të flasë si prind. Me një postim të thjeshtë por domethënës, ai ndan përvojën e tij personale duke parë një dokumentar me dy fëmijët e tij, “Adolescence”.

Starmer theksoi se mbështet vendimin e Netflix për ta shfaqur këtë serial falas në shkolla. Jo për të imponuar moralin e radhës, por për të nxitur bisedat, për të shoqëruar rritjen, për të kuptuar dhe mbështetur brezin e ri në sfidat e tyre reale.

Ndërkohë në Shqipëri, Kryeministri ynë vendos të ndalojë TikTok-un. Jo përmes debatit publik, jo me fakte, jo me transparencë, por me një vendim shoqëruar edhe me një “këshillë” paternaliste:“Mos përdorni VPN, se ju vjedhin të dhënat.

”Tashme kjo lutje po bëhet refren, por refreni i një këngë të lodhur që pak duan ta dëgjojnë.

Sepse këtu, ai nuk flet si prind, as si edukator, por si polic i mendimit, duke shpallur një luftë të kotë me teknologjinë, ndërkohë që nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që lidhen me sigurinë digjitale.

Në vend që të udhëheqë me shembull, e mbulon me censurë.Në vend që të nxisë debatin, fut kokën në rërë si struci.

Në vend që të edukojë të rinjtë, i trajton si kalamaj që nuk kuptojnë.Në vend që të përballojë të vërtetën, i ikën asaj si një aktor i lodhur në një shfaqje ku s’ka më spektatorë.Dhe harron…Se vetë ka qenë i ri.

Uji Dea

Se molla e ndaluar shijon më tepër.Se jemi në vitin 2025, jo te Doktor Adhamudh-i i Andon Zako Çajupit.

Se ndalimi i një aplikacioni nuk zgjidh asgjë, nëse nuk merresh me arsyet që çojnë të rinjtë drejt tij: izolimi social, mungesa e ambienteve të argëtimit, mungesa e informacioneve/lajmeve të verifikuara dhe dëshira për të krijuar e shprehur lirshëm.

Dhe kur flet për “sigurinë e të dhënave”…

A është i njëjti Kryeministër që ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave personale në duart e hakerave iranianë?

A e di ai që vetë shteti mbledh, përpunon dhe mund të përgjojë çdo klikim përmes DPI (Deep Packet Inspection)?

Po, siguria digjitale është e rëndësishme. Por censura nuk është siguri. Frikësimi nuk është edukim. Mbyllja e gojës nuk është zgjidhje.

Ndërkohë, në Britani…Një Kryeministër pranon se edhe ai ka nevojë të mësojë nga fëmijët e tij. Ulet pranë tyre, sheh një dokumentar dhe e përdor atë si pikënisje për një diskutim publik. Jo për të shitur moral, por për të ngritur vetëdije.Ka një dallim mes liderit që flet me qytetarët dhe atij që u flet qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.